Policia Kosovës: Zjarrvënia është vepër penale, qytetarët të kenë kujdes

Policia Kosovës: Zjarrvënia është vepër penale, qytetarët të kenë kujdes

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ditëve të fundit kanë ndodhur shumë zjarre në vende të ndryshme, në veri të Kosovës dhe të gjitha u lokalizuan dhe janë vënë nën kontroll me përpjekje të madhe të njësive të zjarrit, policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it .

Më tej thuhet se krahas temperaturave të larta, shkak i zjarreve është edhe faktori njerëzor, pakujdesia dhe neglizhenca në shumë raste dhe këto raste janë përcaktuar nga ana e inspektorëve kundër zjarrit në terren.

“Prandaj, ne paralajmërojmë popullsinë se zjarrvënia është vepër penale, dhe apelojmë qe t’i kushtohet vëmendje maksimale këshillave te cekura dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në sigurinë e njerëzve, mbrojtjen e mjedisit si dhe ruajtjen e hapësirës në të cilën jetojmë”, theksohet në komunikatë.

PK njofton se pjesëtarët e njësive të zjarrit, Policisë dhe KFOR-it, pandërprerë janë në terren dhe po marrin pjesë ne lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Gjithashtu vazhdimisht janë në detyrë edhe ne lokalitetet në të cilët janë shuar zjarret apo janë nën kontroll për veprime parandaluese të rasteve të reja./Motilokal.com