Shtresat e akullit në Grenlandë aktualisht po shkrihen me një shpejtësi, duke pasur parasysh temperaturat jashtëzakonisht të larta.
Që prej të mërkurës, hemisfera akullnajore, që mbulon territorin e madh arktik është shkrirë me rreth 8 miliardë ton çdo ditë, dyfishi i normës mesatare gjatë periudhës së verës, sipas të dhënave nga Polar Portal, një mjet modelimi i menaxhuar nga institutet kërkimore daneze.
Në veri të Grenlandës, sipas autoritetit danez të motit DMI, temperatura aktualisht është mbi 20 gradë Celsius, dy herë më shumë se mesatarja në verë.
Në aeroportin e Nerlerit Inaat, në verilindje të Grenlandës, termometri arriti në 23.4 gradë Celsius të enjten, niveli më i lartë i matur që prej fillimit të zbulimeve të stacionit meteorologjik dhe më i nxehtë se temperatura maksimale e regjistruar në Danimarkë.
Kjo valë të nxehti, që ka prekur gjithashtu një pjesë të madhe të territorit arktik, është shënuar nga një ritëm i përshpejtuar i shkrirjes së hemisferës akullnajore.
“Në shkallë krahasuese, vëllimi i madh i ujit të shkrirë çdo ditë kohët e fundit, 8 000 miliardë litra ujë, do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e Floridës me pesë centimetra ujë”, nënvizoi Polar Portal.
“Rekordi ditor i shkrirjes së Grenlandës, që daton nga vera e vitit 2019, nuk është thyer, por pjesa e territorit të Grenlandës ku është shkrirë akulli është më e madhe se dy vjet më parë”, theksoi qendra për mbikëqyrjen e arktikut.
Hemisfera e dytë akullnajore, pas Antarktikut, me një sipërfaqe prej 1,8 milionë kilometra katrorë, pjesa e akullit që mbulon Grenlandën është shqetësuese për shkencëtarët, pasi ngrohja e Arktikut është tre herë më e shpejtë se kudo në botë.
Shkrirja e shtresës së akullit filloi në 1990 dhe është përshpejtuar që nga viti 2000. Sipas studiuesve, humbja e masës në vitet e fundit është rreth katër herë më e madhe sesa ishte para vitit 2000.
Sipas një studimi evropian të publikuar në janar, shkrirja e akullit të Grenlandës duhet të kontribuojë në rritjen e përgjithshme të nivelit të oqeaneve në lartësinë prej 10 deri në 18 centimetra deri në vitin 2100, ose 60% më shpejt se vlerësimi i mëparshëm.
Për shkak të një fillimi relativisht të ftohtë të verës me borë dhe reshje, rënia e akullit në Grenlandë në vitin 2021 është ende brenda mesatares historike, sipas Portalit Polar. Periudha e shkrirjes zgjat nga qershori deri në fillim të shtatorit./Motilokal.com
