Ditët e para të gushtit në Shqipëri do të vijojnë të jenë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore nga Afrika e Veriut. Por, duke filluar nga dita e enjtja situata meteorologjike ndryshon pasi fillon tërheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.
Dita e hënë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 28 deri në 38 °C.
Të martën pritet të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 28 deri në 37 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 25 deri në 39 °C./Motilokal.com
