Në orën 23:07 minuta në Kosovë është regjistruar një tërmet që është ndier edhe në Shkup.
Shemsi Mustafa nga Institutit Sizmik i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01.08.2021 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.
Ai ka thënë se thellësia hipoqendrore ishte 2 kilometra, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra ishte në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth./Motilokal.com
