Dridhet toka në Kosovë

Dridhet toka në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter është ndierë në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ishte me thellësi 2 kilometra dhe me epiqendër rreth 28 kilometra në veriperëndim të Shkupit (Maqedoni) dhe 9 kilometra në jug të Vitisë (Kosovë).

Tërmeti është regjistruar rreth orës 23:07 dhe pos Vitisë është raportuar se dridhjet janë dëgjuar edhe në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Lipjan, Prizren dhe Suharekë./Motilokal.com