Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Sipas tij të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Ai ka kërkuar nga të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë.
Siç bëhet e ditur rreth 200 hektarë, shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta./Motilokal.com
