Imazhe tronditëse kapin momentin kur krokodili kanibal ha më të voglin në Afrikë

Imazhe tronditëse kapin momentin kur krokodili kanibal ha më të voglin në Afrikë

Ky është një moment tronditës, kur krokodili kanibal ushqehet me të vegjlit e tyre në Afrikë.

Në një imazh, një krokodil i Nilit u fotografua teksa e hante një nga të vegjlit e tij në rezervatin afrikan.

Në të tjera imazhe shihen dhe krokodilë të tjerë që bashkohen për të këputur ndonjë copë nga zvarraniku më i vogël.

Pamjet u morën nga fotografi Tim Driman, në deltën e lumit Okavango në Botsvana, nga rreth 40 metra largësi.

Sulmi ndodhi në Delta Okavango, Botsvana

Viktima ishte një mashkull i ri që besohej se ishte rreth 10 vjeç.

“Ne pamë sesi ata shqyenin gjymtyrët e tij që e bënte më të thjeshtë copëtimin”, tha Tim.

Furi e ushqyerjes zgjati tre orë

“Kanibalizmi mes krokodilëve të rritur nuk është dokumentuar shumë, kështu isha i gëzuar të kapja pamjet, edhe pse janë mjaft të vështira”, shtoi fotografi.

“Në kohë thatësire të ashpër, unë qëndroj gjithmonë pranë burimeve ujore, ku zhvillohet shumica e aksionit të botës së egër. Sot këtu gjetëm rreth 64 krokodilë Nili që po silleshin rrotull. Kishte mjaft veprim pasi në ujë kishte mjaft peshk mustak. E dija që herët e vonë do të vinte momenti i gjuetisë, por nuk e mendoja se do të kryhej brenda species”.

Sulmet croc-on-croc janë të rralla dhe zakonisht ndodhin gjatë periudhave të thatësirës intensive

“Krokodili i madh notoi drejt një mashkulli që ishte sa gjysma e tij, dhe pa paralajmërim hapi nofullat gjigante dhe e kapi fort nga koka”.

Krokodilët e Nilit mund të jetojnë deri në 60 vjet dhe të peshojnë deri në 700 kg. Ata njihet që kanë sjellje kanibale kur luftojnë për territor.

Një fotografi e një krokoti që feston me të vegjlit e saj

Fotografi tregon: “Papritur uji shpërtheu me përplasje dhe kokat e bishtat e krokodilëve fluturonin në ajër, teksa më i vogli kuptoi se po hahej nga një tjetër”.

“Zhurmat tërhoqën krokodilë të tjerë dhe shpejt një tufë u mblodh duke kërkuar një copë nga gjahu”.

“Krokodili i copëtua prej sulmit nga të gjitha drejtimet teksa copat e trupit të tij merreshin e rrotulloheshin në ujë në stilin e “rrotullimit të vdekjes” të përdorur nga krokodilët për gjahun./The Sun/Motilokal.com