Për të dytën ditë rresht Greqia po përballet me një valë moti të nxehtë, e cila sipas parashikimeve të meteorologëve do të jetë intensive dhe e zgjatur duke vazhduar në gjithë dhjetëditëshin e ardhshëm.
Vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin në fillim të javës tjetër me temperatura mbi 44 gradë, ndërsa në 24 orët e fundit mbi 107 stacione meteorologjike në gjithë vendin kane regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius.
Të martën, temperatura në Rodos, gjithashtu, pritet të rritet në rreth 44 gradë Celsius.
Edhe netët do të mbeten të nxehta, veçanërisht në zonat urbane, me temperaturë mbi 30 gradë Celsius.
“Puna në prani duhet të zvogëlohet sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Ministria e Punës.
Nxehtësia ka bërë që disa meteorologë ta përshkruajnë situatën si një “valë historike nxehtësie”.
Ministria e Mbrojtjes ka këshilluar banorët të qëndrojnë brenda dhe të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në rrezet e diellit të mesditës./Motilokal.com
