I nxehti përvëlon Evropën, në Brazil bie borë

I nxehti përvëlon Evropën, në Brazil bie borë

Një pjesë e Evropës është përfshirë nga i nxehti ekstrem me temperatura të larta që kanë arritur mbi 40 gradë Celsius. Ndërkohë në Brazilin Jugor po mban mot i ftohtë me reshje bore. Mbrëmja e së mërkurës ka rezervuar një surprizë të jashtëzakonshme në disa zona si Santa Catarina, temperaturat luhaten nga zero deri në 5 gradë Celsius ndërsa dje në mbrëmje ato kanë arritur deri në -8 gradë, duke sjellë të ftohtë ekstrem e dëborë në zonat malore në fund korriku.

Agjencitë turistike kanë qetësuar turistët, të cilët në Brazil kanë shkuar për plazh, që të akomodohen për disa ditë në resortet malore.

Valën e parë të të ftohtit jashtë të zakonshmes, brazilianët e përjetuan në fund të qershorit, me dëborën që rikthehet brenda muajit e me qytetarët në dhjetëra qytete që e kanë shijuar atë./Motilokal.comNa região da Mantiqueira em Bom Jardim da Serra na manhã desta quarta-feira (28) — Foto: Jackson Franco/ Arquivo pessoal

Vegetação coberta com gelo em Bom Jardim da Serra — Foto: Pousada Paraíso dos Canyons/ Arquivo pessoal