Finlandezët ngjyrosin brirët e drerëve me ngjyrë reflektuese për të parandaluar aksidentet

Finlandezët ngjyrosin brirët e drerëve me ngjyrë reflektuese për të parandaluar aksidentet

Në Lapland të Finlandës që nga viti 2013 është marrë një iniciativë interesante! Barinjtë spërkasin brirët e drerëve me bojë reflektuese. Megjithatë qëllimi i kësaj është i mirë!

Kjo bëhet për të ndihmuar shoferët t’i shohin në errësirë, dhe në këtë mënyrë të parandalohen aksidentet.

Në Finlandë llogaritet se rreth 4,000 drerë vdesin çdo vit në aksidente rrugore duke shkaktuar rreth 18 milionë dollarë dëme.

Reindeer get fluorescent antlers to reduce roadkill | CBC News

Prandaj dikush vendosi të bënte diçka për këtë. Shoqata e mbrojtjes së drerëve kishte një ide të thjeshtë por ndoshta gjeniale, edhe pse kërkon punë e përkushtim. Ata vendosën të lyejnë brirët e të gjithë drerëve të mundshme, me bojë reflektuese.

Ideatorët e saj thonë se është si t’i japësh një kafshe një jelek reflektues me shpresën se do të jetë më e thjeshtë që shoferët t’i dallojnë.

“Boja në formë spray-i është duke u testuar për momentin, dhe menduam që vendi më efektiv janë brirët, pasi kanë përbërje të fortë dhe shihet nga të gjitha drejtimet”, tha Anne Ollila, drejtuese  shoqatës.

“Ka në fakt probleme me aplikimin e bojës te drerët dhe gjithashtu me kohëzgjatjen e saj, por me punë e vullnet besojmë të përmirësojmë taktikën gjatë zhvillimi të saj”, thanë organizatorët./Motilokal.com