Ambasada gjermane: Kushdo që ka qenë në Shqipëri, e mban këtë vend gjithmonë në zemër

Ambasada gjermane: Kushdo që ka qenë në Shqipëri, e mban këtë vend gjithmonë në zemër

Në serinë "Postim nga Postet", Ministria e Jashtme gjermane hedh vështrimin në vende të ndryshme të botës duke përcjellë pikëpamje të punonjësve në ambasadat gjermane.

“Dje u raportua mbi Shqipërinë! Sepse një koleg nga ambasada gjermane në Tiranë u kthye disa ditë më parë në Berlin me një valixhe plot përvoja pozitive dhe fotografi të bukura nga Shqipëria”, shkruan ambasada gjermane.

"Shqipëria" - vendi i shqiponjave, siç vendi quhet në gjuhën vendase, ka qenë për 3 vitet e fundit shtëpia e kolegut tonë më të ri në ekipin e shtypit, i cili sapo ka mbërritur në Berlin. Kohë e mjaftueshme për të zbuluar këtë vend plot larmi dhe kontrast”, thekson ambasada.

Ambasada gjermane thotë se përveç kryeqytetit hiper-urban "Tirona", në të cilin jeton rreth një e treta e popullsisë vendase, jugu i vendit tërheq me plazhe të bukura ndërsa veriu me zonat e thella malore.

“Historikisht, Shqipëria ka qenë një vazo e shkrirjes së kulturave dhe ndikimeve të ndryshme dhe sot është një shembull i tolerancës ndërfetare”, thekson ambasada./Motilokal.com

Mädchen in Trachten vor Bergkulisse.

May be an image of nature

May be an image of body of water and nature

May be an image of horse, nature and text that says '© Deutsche Botschaft Tirana/ Jannis von Oy'

May be an image of food and indoor

May be an image of nature