Një stuhi e fuqishme breshëri e shoqëruar nga vorbulla ajri u regjistruan në Fidenza të Italisë. Breshëri me madhësi deri në 10 centimetra, e godiste aq fort tokën, sa dukej si bombardim.
Në Rozzano, nga moti i ligë një vinç u shemb duke shkaktuar panik. Sipas ekspertëve, stuhitë e breshërit në Itali janë trefishuar që nga fillimi i verës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe madhësia e kokrrave të breshërit, ka ndryshuar, duke u rritur ndjeshëm këto vitet e fundit, sidomos në disa raste më ekstreme kur mbërrin gati dimensionet e një grushti, duke dëmtuar xhama veturash e duke shkaktuar shumë frikë.
Shkencëtarët kanë thënë se kjo është për shkaka të ndryshimeve klimatike, që e quajnë “tropikalizim”, dhe shtimin e fenomeneve ekstreme atmosferike, me një frekuencë më të madhe të shpërthimeve të befasishme e të dhunshme të tyre./Motilokal.com





