Kujdes, kjo javë do të jetë përvëluese!

Kujdes, kjo javë do të jetë përvëluese!

Kjo javë ka nisur me temperatura të larta, të cilat do të jenë të tilla gjatë gjithë javës. Masat ajrore të nxehta me origjinë nga shkretëtira e Saharasë tashmë kanë depërtuar mbi Shqipëri, Kosovë dhe rajon. E si rrjedhojë dita e sotme ka regjistrua temperatura deri në 39 gradë Celsius në Gjirokastër dhe 37 gradë në Tiranë.

Më depërtimin e masave të nxehta nga Sahara, ka depërtuar edhe një sasi e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës. Cilësia e ajrit do të jetë e dobët për shkak të sasisë së lartë të këtyre grimcave si dhe do të krijojnë efektin serrë sa i përket temperaturave.

Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë Celsius që priten të regjistrohen nga mesjava e deri në fundjavë (kryesisht zonat e ulëta), këshillohet që të shmangni sa më shumë ekspozimit të diellit./Motilokal.com