Liqenet akullnajore të Balgjajt, bukuria e heshtur e Shqipërisë

Liqenet akullnajore të Balgjajt, bukuria e heshtur e Shqipërisë

Balgjaj është mal me lartësi 2101 metra lartësi mbi detare (maja e Kreshtës), i cili shtrihet midis pellgut të Burrelit në perëndim dhe malit të Homeshit (1992 m) në lindje, Qafa e Buallit dhe lugina e Bulqizës në juglindje e ndajnë nga masivet malore të Martaneshit, kurse Qafë Murra në veri-perëndim e ndan nga mali i Dejës (2246 metra). Nga pikëpamja administrative, mali ndahet ndërmjet katër bashkive; Klos, Mat, Dibër dhe Bulqizë. Kurrizi malor i Balgjajt ndan bazenin e Drinit me atë të Matit.

Ambientalisti Abdulla Diku, ka realizuar disa fotografi dhe një përshkrim për liqenet akullnajore.

May be an image of mountain, sky, nature and lake

Ai thotë se këto liqene ndërtohet prej shkëmbinjsh ultra bazikë që formojnë një masiv të madh. Relievi është i copëtuar. Majat më të larta janë: Maja e Mcekut (2100 metra), Maja Gurrat e Zeza (2079 metra), Maja e Arnishtës (2073 m) etj.

May be an image of lake, mountain, sky and nature

Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e tij dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden rreth 15 liqene akullnajore me sipërfaqe deri në 1.5 hektarë (Liqeni i Zi), të përhapura kryesisht në pjesën veriore dhe qendrore të kurrizit.

May be an image of lake, tree, sky, nature and mountain

Në pjesën e parë përket bashkisë Klos, ku gjenden 9 liqene. Nga ana lindore gjenden liqenet e Kasnisë (Dibër) dhe të Bulqizës. Në total, Balgjaj ka 21 liqene, pjesa e madhe e të cilëve mbajnë ujë gjithë vitin.

May be an image of lake, tree, sky, nature and mountain

I gjithë vargmali nga Lura në Martanesh përbën masivin malor me numrin më të lartë të liqeneve akullnajore në vendin tonë (këtu gjenden rreth 2/3 e gjithë liqeneve akullnajore që kemi).

May be an image of lake, tree, nature and mountain

Liqenet e Balgjajt nga ana perëndimore mbajnë emra te ndryshëm si; Liqeni i zi, liqeni i luleve, liqeni i zotnive, liqeni i dhive etj.

May be an image of tree, lake, mountain, sky and nature

Rrjedhja ujore sipërfaqësore është shumë e zhvilluar dhe më shpesh nis nga këto liqene. Shpati perëndimor është më i pjerrët se ai lindor i malit. Bimësia natyrore është relativisht e dendur dhe përfaqësohet nga shoqërimet e dushkut deri në lartësinë 1000 metra dhe mbi të vendoset ajo e ahut. Në brezin e sipërm (1800-2100 metra) vendosen edhe pyjet me Arnen (Pinus peuce) dhe Rrobull (Pinus heldreichii).

May be an image of tree, lake and nature

Shumica e liqeneve akullnajore gjenden në lartësinë 1800 metra mbi nivelin e detit, fare afër majës së malit.

May be an image of lake and nature

Përveçse hijeshisë që i japin peizazhit alpin ku këto liqene vendosen, ato janë edhe të pasura në faunë dhe florën ujore.

May be an image of tree, lake, mountain and nature

Ambientalisti Diku thotë se liqenet në foto gjenden mbi fshatin Kurdari dhe për t’i vizituar ato ndiqet rruga Burrel (ose Klos) - Kurdari - liqenet e Balgjajt./Motilokal.com

May be an image of lake, tree, nature and mountain

May be an image of flower, nature, tree and mountain

May be an image of tree, sky, nature and mountain