Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin rrugët dhe shtëpitë në Londër

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin rrugët dhe shtëpitë në Londër

Shirat e rrëmbyshëm kanë përmbytur rrugët në Londër pasi stuhitë goditën jugun e Anglisë.

Policia u detyrua të mbyllte një rrugë në jug-perëndim të Londrës, ku tre autobusë ishin bllokuar nga uji. Pasagjerët janë detyruar të zbresin pasi autobusi filloi të mbushej me ujë.


Agjencia e Mjedisit ka lëshuar pesë paralajmërime për përmbytjet në pjesët jugore të Anglisë dhe 19 alarme të tjera për përmbytjet, të cilat përfshijnë pjesë të Uellsit.

Dy të reja strehohen nën një ombrellë në Sheshin e Parlamentit në Londrën qendrore mes një shiu të madh

Shoferët në Walthamstow, në veri-lindje të Londrës, braktisën automjetet e tyre ndërsa disa banorë janë gjetur në vështirësi pasi uji ka përshirë dhe shtëpitë e tyre.

Mbrojtja e improvizuar e krijuar nga banorët në Woodford për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga uji i përmbytjes

Ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Një çiklist udhëton përmes ujit të përmbytur në Horse Guards Road në Londrën qendrore

Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe përgjatë javës së ardhshme, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të bëjnë kujdes./Motilokal.com

Kopshte të përmbytura në Walthamstow

Një motoçiklist vozit nëpër ujë të thellë në një rrugë të përmbytur në lagjen Nine Elms të Londrës