Gjiganti i veturave luksoze Mercedes-Benz “Daimler AG”, ka bërë të ditur se po rrit tranzicionin e saj në vetura elektrike, duke dyfishuar pjesën e shitjeve të planifikuara deri në vitin 2025 dhe duke skicuar një skenar tregu në të cilin shitjet e veturave të reja "në thelb" do të jenë plotësisht elektrik deri në fund të dekadës.
Kalimi i automjeteve elektrike "po merr shpejtësi - veçanërisht në segmentin luksoz, ku bën pjesë Mercedes-Benz", tha Ola Kallenius, kryetar i Bordit të Menaxhmentit të Daimler AG dhe Mercedes-Benz.
"Pika e kthimit po afrohet dhe ne do të jemi gati ndërsa tregjet të kalojnë në elektrike vetëm në fund të kësaj dekade."
Kompania planifikon të investojë 40 miliardë euro (47 miliardë dollarë) në vetura me bateri ndërmjet viteve 2022-2080. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të provojë të punojë me partnerë të tjerë për të ndërtuar tetë fabrika për prodhimin e veturave elektrike.
Kompania tha se parashikoi gjysmën e shitjeve të saj si vetura hibride vetëm me bateri deri në 2025, nga një e katërta në parashikimet e mëparshme.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, veturat elektrike përbënin 10.3% të totalit të shitjeve. Kompania ka shitur 39,000 vetura me bateri dhe 121,500 vetura hibride.
Në Evropë, shitja e vetura elektrike po rritet, e nxitur kryesisht nga rregulloret dhe stimujt e qeverive. Vitin e kaluar, vetura elektrike përbënin 10.5% të tregut evropian./Motilokal.com
