Mot i nxehtë në javën e fundit të korrikut në Maqedoni

Mot i nxehtë në javën e fundit të korrikut në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite pritet të ketë më tepër vranësira në zonat malore në pjesën veriperëndimore të vendit, ku pritet të paraqiten kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, me shtrëngata të rralla. Ditëve në vijim do të kemi periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe shumë të nxehtë. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 31 °C.

Dita e martë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 23 deri në 34 °C.

E mërkura do të mbajë mot shumë, të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 25 deri në 37 °C./Motilokal.com