Java e fundit e korrikut me mot përvëlues në Kosovë

Java e fundit e korrikut me mot përvëlues në Kosovë

Java e fundit e korrikut në Kosovë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të të nxehtit afrikan. Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot të kthjellët e me diell dhe temperatura përvëluese.

Sot do të mbajë mot i kthjellët përgjatë paradites, pasdite pjesërisht me re dhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima edhe për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 31 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 33 °C.

E mërkura do të mbajë mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave e mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 35 °C./Motilokal.com