Rikthehet vapa afrikane, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Rikthehet vapa afrikane, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Java e fundit e korrikut në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të të nxehtit afrikan. Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës. Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash.  

Dita e hënë do të nis me mot kryesisht të kthjellët, pasditja do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 33 °C.

Të martën pritet të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27 deri në 36 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 28 deri në 39 °C./Motilokal.com