Rikthehet vapa afrikane

Rikthehet vapa afrikane

Pas disa ditësh me mot relativisht më të freskët me reshje shiu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni pritet një tjetër valë e nxehtë që do të zhvillohet në pjesët gadishullit Ballkanik. Temperaturat mund të rriten në nivel lokal, afër 40 °C ose më lart.

Sipas parashikimit të Motilokal.com nga dita e hënë sërish mbi Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi do të depërton i nxehti nga Afrika që sjell rritje të temperaturave mbi vlera mesatare, derisa pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat në Shqipëri gjatë këtyre ditëve pritet të arrijnë nga 38-39 °C. Ndërsa në Kosovë temperaturat maksimalet pritet të luhaten nga 33 deri në 37 °C.

Ndërkaq në Maqedoni dhe Mal të Zi temperaturat maksimale pritet të sillen nga 37 deri 39 °C.

Për shkak të nxehtësisë së madhe mund të priten rrebeshe shiu të përcjella me vetëtima dhe bubullimë e mundësi edhe për kokrra breshëri./Motilokal.com