Erion Veliaj prezanton linjën e parë të gjelbër në Tiranë

Erion Veliaj prezanton linjën e parë të gjelbër në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj tha se 20 autobusët e parë “Go Green” do të futen në qarkullim brenda muajit gusht, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera.

Kush ankohet për trafikun në Tiranë, Veliaj u kujton se trafiku janë ata vetë që lëvizin me automjete kur mund të zgjedhin transportin urban ose pedalimin. Shpjegon dhe arsyen për pezullimin për 1 muaj të aboneve të përgjithshme.

Kryebashkiaku komentoi dhe vendimin e gjykatës që ai e cilëson si absurd për heqjen e kangjellave anash rrugëve, që për vetë Veliajn mbrojnë jetë njerëzish./Motilokal.com