Përmbytet India, të paktën 129 të vdekur

Përmbytet India, të paktën 129 të vdekur

Pas Gjermanisë, Belgjikës, Austrisë dhe Kinës edhe India është përfshirë nga përmbytje të shumta. Digat dhe lumenjtë janë “tejmbushur” në Indinë perëndimore ndërkohë që ka filluar evakuimi i popullsisë në zonë.

Ndërkohë që fshati është goditur edhe nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura të musoneve. Të paktën 129 njerëz kanë humbur jetën në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara deri tani, ndërkohë që rezultojnë dhjetëra të zhdukur.

“Digat dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati”, u tha gazetarëve Uddhav Thackeray, kreu i qeverisë së shtetit të Maharashtra.

Houses in MHADA colony were flooded as heavy rains saw Kamwari river overflowing in Bhiwandi on Thursday. (Praful Gangurde/HT photo)

Ndërsa një zyrtar u qeverisë indiane tha se operacionet e shpëtimit po zhvillohen në shumë zona në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe fryrjes së lumenjve, ne po kemi vështirësi që të dërgojmë në zonat e prekura makineritë e shpëtimit.

Image

Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.

Përmbytjet në Maharashtra Përditësimet LIVE: 129 të vdekur në incidente të lidhura me shi në 48 orë

Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën. Marina ka vendosur shtatë ekipe shpëtimi në zonat e prekura.

Image

Departamenti i meteorologjisë ka lëshuar alarme të kuqe për disa rajone me parashikime të mëdha shiu për ditët e ardhshme. Hyderabad, një nga qendrat e teknologjisë së informacionit në Indi, përjetoi reshjet më të mëdha për korrikun në dekadën e kaluar me 30 centimetra (11.8 inç).

Në vitin 2020, pesë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë kishin të bënin me musonet me shi të jashtëzakonshëm në Azi, sipas një vlerësimi nga Christian Aid.

Image

Shirat sezonale monsune nisin në qershor dhe zgjasin deri në shtator dhe çdo vit, në shtetet e Azisë Qendrore ato shkaktojnë viktima. Por, India është shteti më i goditur nga monsunet./Motilokal.com