Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Japoni thyen rekordin e transferimit të të dhënave në internet. Shpejtësia e regjistruar është 319 Tbps, thuajse dyfishi i 179 Tbps i regjistruar nga një ekip kërkuesish britanikë dhe japonezë në gusht të 2020-ës.
Linja e fibrës optike përdorur për këtë testim përmban katër bërthama në vend të një që përdoret zakonisht dhe u realizua në një distancë prej 2999 kilometrash pa humbur as cilësi sinjali as shpejtësi.
Si me çdo eksperiment tjetër do të duhet kohë përpara se ky testim të implementohet në masë.
Ndërsa sistemet e fibrave optike me katër bërthama mund të implementohen mbi rrjetet ekzistuese, ato janë shumë të kushtueshme dhe fillimisht mund të aplikohen në rrjetet backbone të internetit dhe projekteve madhore ku kapaciteti ka më shumë rëndësi sesa kostoja./Motilokal.com
