Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, i kthjellët e me diell

Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, i kthjellët e me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët e me diell dhe rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 14 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell, pasdite vende-vende me riga të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 25 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 29 °C./Motilokal.com