Keni bërë plane për plazh? Hidhni një sy parashikimit të motit në Shqipëri

Keni bërë plane për plazh? Hidhni një sy parashikimit të motit në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 31 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 30 °C.

E diela do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 33 °C./Motilokal.com