Shkencëtarët kanë mbetur të habitur nga një valë stuhish të rralla me rrufe në Arktik në veri të Alaskës.
Ekspertët e motit thonë se tri stuhi të njëpasnjëshme përfshinë Arktikun, në një vend ku normalisht mungon nxehtësia e nevojshme që duhet për të krijuar vetëtimat.
"Parashikuesit nuk kishin parë diçka të tillë më parë", tha Ed Plumb, një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Fairbanks.
Por shkencëtarët thonë se kjo mund të bëhet më e zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike që kanë ngrohur Arktikun më shpejt se pjesa tjetër e botës. Temperaturat në rajon janë duke u dyfishuar në raport me mesataren vjetore botërore.
Studiuesit thonë se rrufeja e verore në Rrethin Arktik është trefishuar që nga viti 2010. Një studim e ka lidhur këtë me shkrirjen e akujve. Me shkrirjen e akujve, shkencëtarët thonë se uji është në gjendje që të avullojë dhe të krijojë lagështirë për të ngrohur atmosferën.
"Do të shkojë me temperaturat", tha bashkëautori i studimit Robert Holzworth, një fizikan i atmosferës në Universitetin e Uashingtonit në Seattle.
Studimi i fundit dokumentoi më shumë vetëtima mbi rajonin me tundra. Studiuesit gjetën se në gusht të vitit 2019 një vetëtime kishte rënë 60 milje larg Polit të Veriut.
“Ajo që dikur ishte shumë e rrallë, tashmë është thjesht e rrallë”, tha Rick Thoman, një shkencëtar klime. “Nuk kam kujtime të kësaj lloj gjëje (vetëtimave) për tre ditë rresht”, shtoi ai.
Rritja e numrit të rrufeve ka shtuar edhe zjarret në pyje në rajonin e Siberisë si dhe në Alaskë. Shkencëtarët parashikojnë që nga fundi i shekulli më shumë se gjysma e tundrave në Alaskë të digjen./Motilokal.com
