Ndotja e ajrit urban shkakton efekte negative për shëndetin e njerëzve dhe ekosistemet mjedisore. Shkarkimet nga automjetet, transporti, sektori i ndërtimit si dhe shkarkimet industriale kanë kontributin kryesor në ndotjen e ajrit. Llojet e grimcave ndotëse, gazrat toksike dhe ndotësit e tjerë te çliruar nga aktivitete të ndryshme njerëzore, ndikojnë në ajrin e pastër. Ndotja e ajrit vjen edhe si pasojë e një përzierje komplekse me shumë komponentë toksik që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse për transportin apo edhe përdorimit të lëndës djegëse në shtëpi.
Ndotësit kryesorë të ajrit
Grimcat e pluhurit me diametër më të vogël se 10 μm (PM 10) dhe 2.5 μm (PM 2.5) NO2, NO, CO2 ,CO, SO2, O3, BTEX, etj
Metale të rënda (Pb, Cd, Zn, Cu etj)
Efektet në shëndetin e njerëzve
Ndotësit që prekin më shumë njerëzit janë grimcat e pluhurit me madhësi 10 μm dhe 2.5 μm.
Reagimet ndaj ndotësve të ajrit ndryshojnë në varësi të shkallës së ekspozimit, gjendjes shëndetësore si dhe faktorit gjenetik të personit. Efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit janë serioze. Ndikon në sistemin nervor, shkakton kancer të mushkërive, sëmundje të zemrës, sëmundje respiratore, Po ashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje, ankth dhe lodhje.
Si mund të ndihmojmë të gjithë?
Përdorni sa më pak automjetet private për të mundësuar lehtësim të trafikut urban si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit nga shkarkimet dhe pluhuri që shkaktojnë. Zbatimi i kërkesave mjedisore nga sektori i ndërtimit dhe industrial për parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes. Uljen e përdorimit të lëndës djegëse në shtëpitë tona duke përdorur burime të tjera ekologjike. Shtimi i gjelbërimit në mjediset ku jetoni për një ajër të pastër dhe trup të shëndetshëm./Motilokal.com
