Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë

Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa këshilla për parandalimin e sëmundjeve që barten me ujë.

Siç thekson IKSHPK uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin.

Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut.

“Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve”, bën të ditur IKSHPK.

Si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur?

• Konsumoni ujë të sigurt/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.

• Ruani ujin në enë të pastërta.

• Mos kyçni bunarët në rrjetin e ujësjellësit.

• Lani duart para dhe pas përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit.

• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të tualetit, ndërrimit të pelenës së fëmijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.   

Uji i pastër – sëmundja larg!/Motilokal.com