‘Oh Zot dëgjojeni zhurmën’/ 11 minutat e Bezos në hapësirë, miliarderi kryen me sukses fluturimin historik

‘Oh Zot dëgjojeni zhurmën’/ 11 minutat e Bezos në hapësirë, miliarderi kryen me sukses fluturimin historik

Miliarderi Jeff Bezos u nis për në hapësirë të martën, në fluturimin e parë me ekuipazh të anijes së tij, New Shepard.

Bashkë me të, në anijen “New Shepard”, ishte edhe vëllai i tij Mark, 82-vjeçarja Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Oliver Daemen.

Udhëtimi hapësinor zgjati vetëm 11 minuta, prej momentin kur anija u nis nga baza Van Horn në Teksas e deri në zbritjen në Tokë në perëndim të Teksasit në mes të shkretëtirës. Pasi kapsula preku Tokën, Bezos tha: “Astronauti Bezos, dita më e bukur e jetës!”.

From left: Mark Bezos, Jeff Bezos, Oliver Daemen, Wally Funk

Dy minuta pas fluturimit, kapsula u shkëput nga raketa dhe vijoi fluturimit vertikal. Udhëtarët përjetuan rreth 4 minuta pa forcën e rëndesës dhe patën mundësi të hiqnin rripat e sigurimit për të shijuar pamjen nga dritaret.

Në momentin që kapsolla preku në shkretëtirën e Teksasit Perëndimor

New Shepard është ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor./Motilokal.com