Moment i tmerrshëm i një 'tornado' të mushkonjave që mbulojnë diellin është regjistruar në një rajon rus gjatë fundjavës.
Një person në Rusi ka arritur të filmojë këtë fenomen, e cila më së shumti haset në librat e historisë apo ato fetare që konsiderohen si shenjat e apokalipsit.
Alexei ka kapur në kamerën e tij në brigjet lindore të Kamçatkës një “tornado” që vinte drejt tij që ishte e krijuar nga miliona mushkonja.
“Në fillim mendova se ishte një vorbull ere e krijuar me rërë apo mbeturina, por më pas kur u afrova pashë se ishin insekte”, shpjegon Alexei.
“Ishte një eksperiencë e papëlqyeshme. Nuk guxova të hap dritaren e makinës”, shton ai.
Ekspertët që e panë këtë ngjarje në rrjetet sociale shprehen se fenomeni është krejt normal dhe bëhet fjalë për momentin e çiftimit të mushkonjave./Motilokal.com

