Themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike amerikane Amazon, Jeff Bezos, do të udhëtojë në hapësirë së bashku me 18-vjeçarin Oliver Deamen, në fluturimin e parë të njerëzve të realizuar nga kompania e tij e hapësirës, ‘Blue Origin’ me 20 korrik.
Daemen do të fluturojë në vend të një ofertuesi anonim, i cili pagoi 28 milionë dollarë për ulësen në një ankand publik. Fituesi i ankandit nuk mund të fluturojë me arsyetimin se nuk ishte në përputhje me kalendarin.
Oliver është djali i Joes Daemen, shefit ekzekutiv të kompanisë së investimeve ‘Somerset Capital Partners’, me seli në Holandë. Joes Daemen ndërkaq ka siguruar një ulëse në fluturimin e dytë. “Origin Blu” ende nuk ka bërë të ditur se sa ka paguar Daeman për biletën.
Thuhet se 7.000 njerëz nga 159 vende të botës morën pjesë në ankand për vendin në fjalë.
Oliver Daemen do t’i bashkohet Bezo-s, vëllait të tij Mark dhe pilotes Wally Funk, 82 vjeçe. Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.
Rikujtojmë, se biznesmeni i njohur britanik, Richard Branson ka fluturuar ditë më parë në kufi të hapësirës, duke përmbushur kështu një nga ambiciet e tij më të mëdha. Ai u nis me raketën e kompanisë së tij “Virgin Galactic”, drejt hapësirës deri në lartësinë kur qielli bëhet i zi dhe horizonti i Tokës nis të përkulet në distancë./Motilokal.com
