Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE) në kuadër të mbështetjes së investimeve për përmirësimin e efiçencës së energjisë, ka nisur zbatimin e realizimit të investimeve në 9 ujësjellës në bashkinë e Tepelenës (Tepelenë, Memaliaj-fshat, Lekel, Dragot, Veliqot, Dukaj, Kalivac, Metohasanaj dhe Bumbull).
“Ky investim, ka si objektiv zvogëlimin e konsumit të energjisë në bazë vjetore, me mbi 50% (kursim energjie) dhe reduktimin emetimit të gazrave CO2, duke mbështetur një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ambientit”, njofton AEE.
AEE bën të ditur se ndërhyrja në këto ujësjellës konsiston në ndërrimin e pompave ekzistuese plotësisht të amortizuara me pompa të prodhuara me standardet EU dhe me klasë të efiçencës së motorit IE3 (Premium Efficiency), vendosja e paneleve fotovoltaike për prodhim energjie si dhe instalimi i sistemit SKADA, për monitorimin dhe shfrytëzimin sa më efikas në lidhje me konsumin e energjisë elektrike./Motilokal.com
