Moti në Kosovë do të mbetet i paqëndrueshëm, që do të karakterizohet me vranësira e reshje shiu në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh.
Sot do të mbajë mot me vranësira e rrebeshe shiu me bubullima mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 24 °C.
Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 22 °C.
E mërkura do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 24 °C./Motilokal.com
