Java nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

Java nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

Java në Shqipëri fillon nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites dhe mbrëmjes, por rrebeshe shiu do ketë pas mesditës dhe gjatë orëve të pasdites. Temperaturat do të luhatën nga 21 deri në 28 °C.

Të martën pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell përgjatë paradites, pasdite me vranësira e reshje shiu mundësi edhe për shtrëngata. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 20 deri në 32 °C./Motilokal.com