Disa pjesë të Kosovës janë goditur nga një stuhi e fuqishme shiu, duke shkaktuar edhe vërshime.
Stuhi shiu me erëra, bubullime dhe goditje të rrufesë ka përfshirë pasditen e sotme edhe Prishtinë, duke përmbytur rrugët dhe shkaktuar vërshime në disa pjesë.
Në pamjet e siguruara shihet se sheshi i kryeqytetit i mbuluar nga uji si pasojë e reshjeve të shiut.
Sipas parashikimit të Motilokal.com, reshje e shiut do të vazhdojnë edhe nesër e pasnesër./Motilokal.com






