Ashtu siç kemi paralajmëruar mbrëmë, Shqipëri në mesnatë është pushtuar nga reshjet e shiut, vende-vende me breshër dhe bubullime me rrufe. Moti i paqëndrueshëm pritet që të vazhdojë për gjatë gjithë ditës së sotme.
Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndër më të goditurat nga reshjet e shiut. Plazhi sot është braktisur për shkak të reshjeve të shiut, që janë shoqëruar me stuhi dhe rrufe.
Në shumë zona të vendit janë regjistruar reshje të mëdha të shiut, duke vështirësuar edhe qarkullimin rrugor.
Ballkani po goditet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë./Motilokal.com




