Forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar pas përmbytjeve masive që kanë prekur Europën Perëndimore duke shkaktuar më shumë se 150 viktima. Qindra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Gjermani dhe Belgjikë.
Reshje të mëdha shiu janë regjistruar gjithashtu në Zvicër, Luksemburg dhe Holandës, ku Kryeministri Mark Rutte ka shpallur emergjencën kombëtare në një provincë jugore. Në Gjermani, numri i viktimave ka shkuar mbi 130. Operacionet e shpëtimit në Gjermani u penguan nga kushtet e vështira të premten, duke lënë në pritje të afërmit e të zhdukurve.
Autoritetet në rrethin e Rhine-Zig, në jug të Kolnit, kanë urdhëruar evakuimin e një fshati pranë rezervuarit Steinbach për shkak të rrezikut të shpërthimit të një dige. Gjithsej 4,500 njerëz u evakuuan. Ende nuk dihet se kur do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.
Inxhinierët dhe zjarrfikësit natën e kaluar nxorën ujë nga liqeni dhe kështu ulën nivelin e ujit me rreth 2 centimetra.
“Situata është tani e qëndrueshme, por jo kritike”, thanë autoritetet lokale.
Banorëve që jetojnë përgjatë lumit Wupper u është thënë të largohen menjëherë nga zona.
Shkencëtarët kanë parashikuar me vite që reshjet gjatë verës dhe valët e nxehtësisë do të bëhen më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Qeveritë duhet të ulin emetimet e CO2 por gjithashtu të jetë të përgatitur për mot më ekstrem./Motilokal.com


















