Të reshurat e rrëmbyeshme shiu e breshëri, pasditen e sotme, kanë dëmtuar kulturat bujqësore në disa fshatra të Skenderajt dhe Drenasit.
Në fshatin Llaushë të Skenderajt, breshëri ka dëmtuar kulturat bujqësore të fermerëve Ismail Balaj që është kultivues i njohur i dredhëz dhe Astrit Sylanit, kultivues i perimeve.
Tani fermerët nga kjo anë nuk llogarisin më asgjë nga mundi që lanë në tokat e tyre në këta muaj. Ata shpresojnë nga Ministria e Bujqësisë të ju ndihmojnë në kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga shiu dhe breshëri./Motilokal.com







