Diell, vranësira e reshje shiu me bubullima, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Diell, vranësira e reshje shiu me bubullima, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 33 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 22 deri në 29 °C.

E diela do të nis me mot kryesit të kthjellët, pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 28 °C./Motilokal.com