Vjen freskia e shumëpritur: Sot dhe fundjavë mot me reshje shiu e bubullima në Kosovë

Vjen freskia e shumëpritur: Sot dhe fundjavë mot me reshje shiu e bubullima në Kosovë

Pas të nxehtit përvëlues nga sot pritet ndryshim i motit në Kosovë, ku priten të nisin reshjet e shiut dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Sot dita nis me diell, por nga mesdita priten zhvillim të vranësirave dhe reshjeve të shiut në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima e breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 21 deri në 30 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, vranësira e diell. Nga mesdita priten rrebeshe shiu me bubullima mundësi edhe për kokrra breshëri. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira e reshje të mëdha shiu me bubullima, vende-vende edhe breshër. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 25 °C./Motilokal.com