Ndryshon moti, diell, shi dhe mundësi për shtrëngata në Shqipëri

Ndryshon moti, diell, shi dhe mundësi për shtrëngata në Shqipëri

Shqipëria edhe gjatë ditës së sotme vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë relieveve malore priten reshje të izoluara shiu në orët e mesditës. Ndërsa nga nesër priten reshje shiu, vende-vende edhe me shtrëngata. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 22 deri në 29 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell përgjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites vende-vende reshje shiu në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 29 °C.

E diela nis me mot kryesisht të kthjellët e me diell e riga shiu, pasdite priten reshje më intensive, vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C./Motilokal.com