Shumë qytetarë të Prishtinës kanë dalë në sheshin “Skënderbe”, për ta vrojtuar hënën me teleskopët optik të sjellë nga Astronomy Outreach of Kosovo (AOK).
Astronomy Outreach of Kosovo mbrëmjen e sotme ka organizuar evenimentin e ashtuquajtur "Star Party" që është ngjarje astronomike, në të cilin kanë marrë pjesë shumë qytetarë të Prishtinës, të moshave të ndryshme, ku më të interesuarit ishin fëmijët.
Nga AOK thanë se i kanë sjellur teleskopët optik për t’ju mundësuar të gjithëve vrojtimin e trupave qiellor falas, duke theksuar se kjo ngjarje është mënyra më e mirë për të frymëzuar dhe për të zgjeruar njohuri në lëminë e Astronomisë.
Po ashtu AOK kishte sjellë edhe një koleksion të meteoritëve, të ardhur nga hapësira ndërplanetare, si dhe copëza shkëmbore të Hënës dhe planetit Mars.
"Galileo ndryshoi botën kur ai drejtoj teleskopin e tij në qiell. Tani është radha jonë", thanë nga AOK./Motilokal.com







