Moti i ligë godet Gjermaninë, përmbytje dhe rrëshqitje gurësh [Foto]

Moti i ligë godet Gjermaninë, përmbytje dhe rrëshqitje gurësh [Foto]

Gjermaninë qendrore gjatë natës është goditur nga një stuhi e fuqishme shiu me erëra duke  shkaktuar edhe përmbytje, ndërsa autoritetet paralajmëruan se priten edhe më tej reshje të dendura shiu.

Zjarrfikësit në qytetin perëndimor Hagen thanë sot se ndërhynë për të shpëtuar disa shoferë automjetesh të cilët ishin bllokuar në një nënkalim të përmbytur. Videot në mediat sociale treguan rrugë të mbushura me ujë dhe të tjera të mbuluara nga rrëshqitjet e tokës. Nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar.

Qarku Hof pranë kufirit lindor me Çekinë lëshoi alarm për katastrofë dje vonë pasi bodrumet u mbushën me ujë, pemët u shkulën dhe disa zona mbetën pa energji elektrike. Shërbimi i motit DWD i Gjermanisë tha se rajoni regjistroi 80 litra shi për metër katror.

Meteorologët parashikuan "stuhi ekstreme" të mëtejshme në pjesët perëndimore dhe qendrore të Gjermanisë deri të enjten, ku pika më e lartë e reshjeve mund të arrijnë 200 litra për metër katror./Motilokal.com

Bachstrasse në Wehringhausen është si një lumë.Überflutete Morper Allee in Erkrath

Stuhia e ka kthyer rrethin Hohenlimburg në një lumë të tërbuar.  Zjarrfikësit ishin të pafuqishme kundër masave të mëdha të ujit. Überflutete Straße in Hagen

Unwetter in Hagen, Nordrhein-Westfalen

Erdrutsch nach Unwetter in Altena

Überschwemmte Straße in Hagen

Auto in Erkrath steht unter Wasser

Überflutete Eisenbahnunterführung in Düsseldorf

Unwetter in Nordrhein-Westfalen

Überflutete Straße in Hagen