Stuhi dhe reshje breshëri kanë pushtuar ditën e djeshme rajonet e Italisë Veriore, veçanërisht në Piemonte.
Moti i ligë gjithashtu shkaktoi probleme pasdite për një fluturim nga aeroporti i Milanos për në New York.
Një aeroplan i tipit Boeing 777-31H i kompanisë Emirates, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali, pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri, që shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues.
Sipas njoftimeve të medieve në Itali, pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën.
Në momentin e aterrimit në pistë shkuan dhe ekipet e emergjencës, por fatmirësisht situata përfundoi me kaq dhe nuk pati as të lënduar mes pasagjerëve.
Siç duket edhe nga pamjet, e gjithë pjesa e parë e aeroplanit, bashkë me xhamin ishin thuajse të dërrmuara nga breshëri./Motilokal.com





