Rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë

Rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë

I nxehti afrikan sërish ka ‘pushtuar’ Kosovën, duke favorizuar mot me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 38 °C.

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 35 °C.

E enjtja do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell në pjesën e parë të ditës, nga pasditja priten vranësira e reshje shiu, vende-vende edhe në formë të rrebesheve të përcjella me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 22 deri në 34 °C.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), që nga ora 10:00 e deri në 17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com