Testohet aeroplani i parë elektrik në botë, zero emetime gazrash

Testohet aeroplani i parë elektrik në botë, zero emetime gazrash

Ka një zhurmë pak më të fortë se një tharëse flokësh dhe furnizohet plotësisht me energji elektrike, ky është E-Fan aeroplani i parë në botë që doli në qiell për fluturimin e tij të parë në një aeroport afër Bordeaux në Francën Jugperëndimore.

Aeroplani i vogël eksperimental i projektuar nga Airbus, pak më shumë se 6 metra, mund të jetë një hap kryesor drejt udhëtimeve ajrore të gjelbërta, të qeta dhe më të lira.

Mundësuar nga 120 bateri polimere litium-jon, fluturimi i parë zyrtar zgjati më pak se 10 minuta, megjithëse avioni ka aftësinë të fluturojë për rreth një orë, para se të mbushet.

Një diagram i avionëve hibridë-elektrikë të Airbus 'E-Fan X duke theksuar sistemet dhe funksionet kryesore.

Me një shpejtësi maksimale prej vetëm 220 km dhe hapësirë për vetëm një pilot dhe një pasagjer, E-Fan është ende larg hapit për të zëvendësuar avionët tradicionalë komercialë.

Por, inxhinierët shpresojnë që ndërsa teknologjia zhvillohet, avionët gjithnjë e më të mëdhenj mund të furnizohen plotësisht me energji elektrike ose të pajisen me një sistem hibrid./Motilokal.com