Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje në pjesë të Londrës të hënën, duke detyruar mbylljen e disa stacioneve nëntokësore trenash, bllokimin e shoferëve dhe përmbytjen e shtëpive dhe bizneseve.
Pjesë të stacioneve nëntokësore të Londrës në jug dhe veriperëndim si Hampstead, Chalk Farm, Wimbledon dhe Sloane Square duhej të mbylleshin për shkak të shiut të madh, shkruan Daily Mail.
Veturat u panë pjesërisht të zhytura ndërsa shoferët morën rrugë në një pjesë të autostradës të përmbytur pranë qendrës tregtare Westfield White City.
Ndërkohë në Turnpike Lane, në veri të Londrës, njerëzit u panë duke kaluar rrugën nëpër ujë ndërsa shiu i madh binte dhe përmbyste rrugët.
Shirat e rrëmbyeshëm mund të jeni për shkak të ndryshimit të klimës, por sa më shumë që heqim sipërfaqet e depërtueshme aq më shumë vendi do të përmbytet./Motilokal.com













