Stuhi e madhe shiu e breshëri me era të forta godet Cyrihun [Foto]

Stuhi e madhe shiu e breshëri me era të forta godet Cyrihun [Foto]

Cyrihu është goditur rëndë nga një stuhi e fortë gjatë mesnatës. Breshëri dhe shiu i madh i kthyen rrugët në lumenj, duke shkaktuar përmbytje. Shërbimet e urgjencës ishin të mbingarkuara dhe u bënë thirrje banorëve të mos i telefononin nëse nuk ishte urgjencë e mirëfilltë dhe të përpiqeshin të merreshin me përmbytjet në shtëpitë e tyre vetë.

Pemët u rrëzuan dhe veturat u dëmtuan nga stuhia e fuqishme.

Zonat më të prekura ishin në veri dhe perëndim të Cyrihut dhe pjesë të Winterthur.

Një përdoruese e Twitter-it, Isla Munro, thotë se stuhia dukej si një tornado.

Pemët në pyllin Käferberg u shkulën me rrënjë. Transporti publik mbetet i prekur dhe u është kërkuar udhëtarëve të kenë durim. Për momentin nuk ka raportime për lëndime./Motilokal.com

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image