Mbeturinat nga metalet në Kosovë trajtohen më së shumti nga të gjitha llojet tjera. Sipas një raporti të publikuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), tregon të dhënat për trajtimin e mbeturinave. Në bazë të dhënave të raportit, mbeturinat e hekurit trajnohen më së shumti, 51 për qind duke u pasuar nga mbeturinat e plastikës me 28 për qind.
Sasia e mbeturinave të ricikluara për vitin 2018 ka qenë 3,193 ton, ndërsa sasia e mbeturinave të sterilizuara ( mbeturina spitalore) ka qenë 460 ton dhe gjithsej e mbeturinave të trajtuara për vitin 2018 ka qenë 429.534 ton.

Në raport thuhet se përqindja më e madhe e mbeturinave të trajtuara i takon mbeturinave të metalit, pasuar nga ato të plastikës. Format e trajtimit kanë qenë deponimi, sterilizimi, riciklimi përkatësisht ndarja dhe klasifikimi./Motilokal.com
