Pishporo, plazhi që thërret për t’u zbuluar

Pishporo, plazhi që thërret për t’u zbuluar

Me rreth 9.5 km vijë bregdetare, Pishporo në Fier ofron plazhe ranore të pashfrytëzuara me detin e pastër dhe pyllin me pisha të buta.

Vija bregdetare ranore e Pishporos në Novoselë, mbetet një destinacion turistik ende për t’u zbuluar.

E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishporo ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.

May be an image of coast, nature, ocean and beach

Pishëporo është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.

May be an image of nature

Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratorë (troftat).

May be an image of nature and ocean

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka publikuar disa pamje nga plazhi i Pishporos, për të promovuar këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut.

May be an image of coast, nature, ocean and beach

“Me këto pamje fantastike të bregdetit të Pishporos, ju uroj javë të mbarë miq”, ka shkruar Subashi në Facebook, duke ndarë fotot nga ajri të bregdetit ranor të Pishporos.

Pishporo mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët./Motilokal.com